E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Prokuroria do kokën time, lironi shokët

Fatmir Limaj duke hyrë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë

Në Gjykatën e Qarkut ka vazhduar edhe pjesa e dytë e seancës statusore ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili njëherësh është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj si dhe ndaj 9 ish-luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ndaj tyre është lexuar aktakuza për krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës, të cilën e kanë mohuar.

Gjatë seancës Fatmir Limaj ka shpreh gatishmërinë e tij, që në çdo kohë dhe në çdo moment të përballet me drejtësinë e vendit, duke thënë se i beson sistemit dhe gjyqtarit, por jo edhe individëve, të cilët mundohen të dezinformojnë për të dhe familjen e tij.

Limaj ka thënë meqë Prokuroria kërkon kokën e tij, me dhe pa dëshmi, ai kërkoi që të lirohen shokët e tij dhe të ballafaqohet Prokuroria vetëm më te.

Të akuzuarit janë: Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhemdin Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Shaban Shala, Bislim Shurdhaj, Naser Shala dhe Sabit Shala.

Në ditët në vijim pritet që të konfirmohet apo të anulohet aktakuza ndaj rastit Kleçka.

Deputeti Fatmir Limaj apo komandant Çeliku, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik, ndërsa tani pritet që të gjykohet për krime që, sipas prokurorëve ndërkombëtarë janë kryer në fshatin Kleçkë.(express)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›