Starova: Presidenti i ri, të jetë grua
24/08/2011 Ndryshimet kushtetuese
Diskutimet e fundit të politikës shqiptare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në vitin 2012 kanë përfshirë edhe kryetarët e partive të vogla. Përfaqësues të së djathtës, pjesë e formacionit qeveritar në rang zëvendësministrash të kontaktuar dje nga mediat theksuan se debati për presidentin e ri dhe emrat e kandidatëve është i parakohshëm, dhe nuk duhet bërë nxitim në këtë çështje. Por nga ana tjetër, ata nuk nguruan të hedhin në tregun e ideve politike dhe alternativat e tyre mbi atë se kush do jetë në krye të shtetit shqiptar. Arjan Starova, kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokratë u shpreh dje se ky vend ka shumë kandidatura, ku mes meshkujve është koha kur Shqipëria të provojë në drejtimin e saj një president femër. “E rëndësishme është që ky vend ka kandidatura. Nuk ka vetëm një ose dy, por ka shumë kandidatura, të cilat mundet që të përfaqësonin vërtet me dinjitet presidencën shqiptare në pesë vitet që vijnë. Gjithmonë do të jetë mundësia, shanset janë të barabarta si për femrat dhe për meshkujt”,- tha Starova. Kreu i partisë aleate të demokratëve sugjeron edhe një skemë të re për ndryshimet ardhshme në Kodin Zgjedhor. Starova kërkon një korrigjim të formulës së llogaritjes së vendeve në Parlament. “Duhet të ketë një korrigjim të mënyrës së llogaritjes së vendeve në Parlament duke marrë për bazë sidomos partitë e vogla, kuotat e votave që ata marrin në shkallë kombëtare. Pra, nga gjithë lista e deputetëve në Parlament duhet të ketë kuota të caktuara, 20-30-40, të cilat të mund të llogariten në bazë të kuotave apo përqindjeve në rang kombëtar për partitë e vogla apo parti të tjera”,- përfundoi prononcimin e tij kreu i PBLD-së, Arjan Starova.