E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Topi: Do shprehem me dekrete

24/08/2011  Presidenti i Republikës komentoi dje raportin e ODIHR-it dhe propozimet e PS

“Vullnetin për bashkëpunim partitë ta tregojnë me nisjen e sesionit të ri parlamentar”

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i shtetit apeloi dje ndaj forcave politike që të futen në sallën e ligjvënies fuqishëm dhe të mos mungojë fryma e bashkëpunimit. “Vullnetin për bashkëpunim”, tha kreu i shtetit nga Himara, “partitë ta tregojnë që me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator”. Nga Himara ku ka zhvilluar një takim me kreun e ri të Bashkisë Gjergji Goro, Presidenti Topi është pyetur dje nga gazetarët mbi debatin e fundit të nisur pas kërkesës për ndryshime kushtetuese për të cilat ai tha se do të japë përgjigje kur palët politike ti drejtohen për këtë çështje. “Do të dëshiroja ti kujtoja politikës shqiptare, në radhë të parë politikës parlamentare që sezoni që presim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse ka të bëjë me nevojën jetike për një bashkëpunim të domosdoshëm midis pozitës dhe opozitës”, theksoi Topi. Ndërsa, i pyetur rreth ndryshimeve kushtetuese që kërkon Partia Socialiste në pikat për zgjedhjen e Presidentit, Topi u shpreh se askush nga palët politike nuk e ka pyetur zyrtarisht për këtë çështje. Ndaj tha ai, kur të vijë momenti, do të japë verdiktin tim. “Presidenti nuk do të futet për asnjë moment në çështjen e debatit mbi ndryshimet kushtetuese. Presidenti, duke respektuar pozicionin e tij e ka të drejtën nëse kjo del në planet e partive politike për ta diskutuar për tu shprehur në momentin e fundit me dekretin e tij. Por edhe në retrospektivë, edhe kur partitë politike kanë vendosur që të bëjnë ndryshimet kushtetuese, ju siguroj që nuk e kanë pyetur Presidentin. Kjo nuk do të thotë që në të ardhmen Presidenti të mos mbajë qëndrimin e tij institucional, konstitucional. Pra, është në të drejtën e partive politike për ta mbajtur të gjallë debatin, ose jo, është një çështje e tyre. Por, ajo që unë do jepja si një apel edhe një herë shumë të fortë është nevoja, domosdoshmëria për të bashkëpunuar. Nuk mund të shkojmë në Evropë pa dhënë në mënyrë të qartë idenë që shqiptarët, klasa politike, partitë politike dinë të bashkëpunojnë dhe dinë të prodhojnë jo vetëm ligje, por edhe marrëveshje, por edhe detyrime që vijnë nga raporti i Komisionit Evropian”, – u shpreh dje kreu i shtetit.

Vlerësimet

Në prononcimin e tij Presidenti vlerësoi raportin e fundit të OSBE/ODHIR-it si tejet realist dhe me një mesazh të qartë për politikën. “Kemi vlerësuar me nota shumë realiste raportin e OSBE/ODIHR-it dhe ajo shkon në vijueshmëri të të gjitha apeleve që janë dhënë vazhdimisht për politikën shqiptare. Unë nuk dëshiroj të merrem më me komente, sepse këto komente kanë qenë shumë të qarta në raport, por do të dëshiroja ti kujtoja politikës shqiptare, në radhë të parë politikës parlamentare që sezoni që presim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse ka të bëjë me nevojën jetike për një bashkëpunim të domosdoshëm midis pozitës dhe opozitës”, – nënvizoi Topi. Në përgjigje të pyetjes nëse kjo vlen edhe për zgjedhjet lokale, nisur dhe nga raporti i OSBE/ODIHR-it, Presidenti i Republikës u shpreh se “natyrisht që vlerësojmë me nota shumë realiste raportin e OSBE/ODIHR-it dhe nga ai raport dalin shumë gjëra, të cilat në radhë të parë janë detyrim për partitë politike”, – u shpreh kreu i shtetit Bamir Topi në përfundim të takimeve me krerët e komunës së Himarës, në kuadër të vizitës së tij të zhvilluar ditën e djeshme.

Bashkëpunimi

“Kemi vlerësuar me nota shumë realiste raportin e OSBE/ODIHR-it dhe ajo shkon në vijueshmëri të të gjitha apeleve që janë dhënë vazhdimisht për politikën shqiptare. Unë nuk dëshiroj të merrem më me komente, sepse këto komente kanë qenë shumë të qarta në raport, por do të dëshiroja ti kujtoja politikës shqiptare, në radhë të parë politikës parlamentare që sezoni që presim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse ka të bëjë me nevojën jetike për një bashkëpunim të domosdoshëm midis pozitës dhe opozitës. Nuk mund të shkojmë në Evropë nëse klasa politike, nuk di të bashkëpunojë dhe të prodhojë jo vetëm ligje, por edhe marrëveshje”, – nënvizoi Topi.

Debati për ndryshimet

“Presidenti nuk do të futet për asnjë moment në çështjen e debatit mbi ndryshimet kushtetuese. Presidenti, duke respektuar pozicionin e tij e ka të drejtën nëse kjo del në planet e partive politike për ta diskutuar për tu shprehur në momentin e fundit me dekretin e tij. Por edhe në retrospektivë, edhe kur partitë politike kanë vendosur që të bëjnë ndryshimet kushtetuese, ju siguroj që nuk e kanë pyetur Presidentin. Kjo nuk do të thotë që në të ardhmen Presidenti të mos mbajë qëndrimin e tij institucional, konstitucional. Pra, është në të drejtën e partive politike për ta mbajtur të gjallë debatin, ose jo, është një çështje e tyre”, – tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›