ISKSH:Gjoba për mjekë dhe farmacistë

48 qëndra shëndetësore dhe 120 mjekë në të gjithë vendin kanë qënë pjesë e kontrolleve të Institutit të Kujdesit Shëndetësor. Gjobëvënia për bluzat e bardha që kanë abuzuar me kartelën e pacientit, me recetat, ryshfetet apo vizitat kanë qenë 40 000 lekë.
Drejtori i Kontrollit parësor Farmaceutik në ISKSH Pjerin Kodracaj tha se për çdo kundravajtës do të ketë penalitete deri ne heqje liçense.
Masa ka patur edhe për farmacitë në të cilët shërbenin persona të pakualifikuar.
Gjobë në vlerën e 370. 000 lekëve u është vendosur nga kjo strukturë depove të farmacive që kanë shitur barna me rimbursim pa dokumentacion ligjor.