Elbasan, plagoset me armë zjarri 23-vjeçarja
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Sipas policisë mësohet se Gersa Thomai, 23 vjeçe është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pranë konviktit të universitetit "Aleksandër Xhuvani", ndërsa 23 vjeçarja punonte si kamariere në një lokal afër universitetit.
Gersa Thomai sipas uniformave blu të qytetit të Elbasanit është qëlluar në qafë nga një djalë.
Ngjarja ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që forcat policisë së qytetit të Elbasanit kanë identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes dhe po punojnë për kapjen e tij.