E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Cavez Ne trupin tim nuk ka me qeliza malinje

Lideri i Venezuelës, Hugo Chavez e deklaroi veten të shëruar tërësisht nga kanceri, katër muaj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që tronditi vendin e Amerikës Latine, pak përpara votimeve presidenciale të 2012-ës. I veshur me uniformën e gjelbër ushtarake dhe me një vetbesim të dukshëm, Cavez tha se testet që kishte kryer në Kubë gjatë javës, pas katër ciklesh kimioterapi kishin treguar se nuk ka më asnjë qelizë malinje në trupin e tij. 

Megjithatë, shumica e ekspertëve thonë se këto deklarata janë të pamundura, pasi asnjë pacient nuk deklarohet i shëruar deri sa të mbushen 2 vjet nga trajtimi mjekësor. Gjithsesi, lideri venezuelian, Hugo Cavez u zotua se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme ku përballet me një kandidat të koalicionit opozitar, i cili do të zgjidhet së pari brenda partisë në preliminaret e shkurtit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›