E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj kundershton vendimin e Thacit dhe kandidaturen e Pacollit voton kunder

Fatmir Limaj

Prishtine 22 shkurt 2011 NOA- Ndonese ka marre te gjitha votat e maxhorances vetem njeri ne radhet e tyre beri diferencen.

Ishte Fatmir Limaj deputeti i Partise Demokratike te Kosoves i cili nuk ka votuar pro emrit te Behxhet Pacollit per President.

Pas perfundimit te seances parlamentare maratone vete Limaj ka deklaruar per mediat se ai nuk e ka votuar kandidaturen e Pacollit per President.

Sipas tij ky qendrim i tij ka ardhur pasi AKR nuk e meritonte postin e Kreut te Shtetit per faktin se perqindja e fituar ne zgjedhje nuk e justifikon mandatin e Presidentit.

Nderkaq ne mediat Kosovare flitet se ky kundershtim duket se vjen prej faktit se Limaj nuk eshte perfshire ne asnje nga postet e kabinetit qeveritar i cili morri votebesimin Megjithate Behxhet Pacolli eshte zgjedhur President i Republikes se Kosoves vetem pas raundit te trete te votimit pasi ne dy raundet e para ai nuk morri votat e mjaftueshme.

Ne raundin e trete ku nevojiteshin 61 vota nga 67 deputete te pranishem ne seance Pacolli mori 62 vota pro 4 kunder dhe 1 vote e pavlefshme.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePresidenti Topi uron per detyren homologun KosovarLimaj kunder partise Pacollit nuk i takonte te behej presidentHaradinaj Koalicioni nuk pati ne baze programet e partive por te kryetareveNenshkruhet koalicioni Thaci-Pacolli Qeverisje per interesat e popullitLindja e veshtire e nje koalicioni te krijuar artificialisht LidhjeBehxhet Pacolli Fatmir Limaj postet pranishem seance votebesimin voton kunder

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›