E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Kosovarët në Libi janë mirë

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 11:35

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thotë se është në kontakt me shtetas të Kosovës të cilët gjenden në Libi. Nga atje njoftohet se shtetasit e Kosovës, kryesisht studentë, janë mirë.

"Në qytetin e Bengazit të gjithë shtetasit e Kosovës - ashtu siç po veprojnë shumica e shtetasve te huaj - janë tubuar në familje libiane dhe në kushte të lëvizjes së vështirësuar janë mirë. Për shkak të gjendjes së vështirësuar të gjitha shtetet po hasin në vështirësi për evakuimin e shtetasve të tyre", thuhet në një komunikatë shtypi të MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme ka autorizuar ambasadat e Republikës së Kosovës në Evropë dhe ambasadën në Turqi që të nisin me procesin e evakuimit të shtetasve të Kosovës nëpërmjet rrugëve ajrore dhe detare.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se është në kontakt me vendet tjera në përpjekje për të shfrytëzuar mundësitë për të evakuuar shtetasit e Kosovës nga Libia.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›