E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të shtunave “ngjallet” tregu

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 09:48

Derisa në qendrën numër një të tregut në Mitrovicë funksionojnë disa kioska që janë paguar nga vetë qytetarët, qendra numër dy, në të cilën ka investuar Agjencia Evropiane, funksionon pjesërisht vetëm ditën e shtunë, kur është ditë tregu në Mitrovicë. Tregtarët kanë mendime të ndryshme rreth funksionimit të këtij tregu. Disa nga ta janë të mendimit se me “pastrimin” e trotuareve nga shitësit ambulantë, ka mundësi të vihen në funksion të plotë këto qendra, duke fajësuar inspektoratin e Komunës për mospunë të mjaftueshme në këtë drejtim. Drejtori për Urbanizëm në Komunën e Mitrovicës, Mehdi Bala, thotë se me largimin e shitësve ambulantë nga rruga do të mund të përmirësohej funksionimi i këtyre qendrave.

Në qendrën numër një janë gjithsej 127 kioska, që janë blerë nga vetë tregtarët, të cilët kanë dhënë mbi 3000 euro për një kioskë, ndërkaq tani shumica e tyre rrinë të zbrazëta.

Drejtori i Inspektoratit Komunal, Lulzim Zeqiri, thotë se jemi marrë shumë me këtë punë, duke e konsideruar këtë problem për krejt qytetit e jo vetëm për dikë. Ai thotë se ka biseduar me kryetarin e komunës, bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes “Tregu” dhe shitësit ambulantë dhe marrë për bazë tregjet në rajon, si ai i Shkupit, Tetovës, është konstatuar se tregu në Mitrovicë ka mangësi.

Derisa drejtori i Urbanizmit nuk e sheh si problem për mosfunksionim të tregut lokacionin ku ai është dislokuar, drejtori i inspeksionit konsideron se ky lokacion nuk është i përshtatshëm për treg, në rend të parë se ka vetëm një hyrje-dalje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›