E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshira e Pieter Feithit

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 21:19

I dërguari i posaçëm i BE’së në Kosovë, Piter Feith, si prioritet në mandatin e tij të vazhduar deri më 30 prill ka që t’i “bëjë për vete” serbët në veri të Kosovës.

Për agjencinë austriake të lajmeve APA, Feith ka thënë se krijimi i besimit të serbëve në veri të Kosovës, në “shtetin e ri”, dhe përfshirja e tyre në këtë përbërje, është detyrë me rëndësi që ka mbetur ta kryejë.

Feith ka thënë se dëshiron të realizojë këtë duke iu ofruar serbëve në veri të lumit Ibër - nëpërmjet policisë dhe misionit të sundimit të ligjit, EULEX – një shtet juridik.

Diplomati holandez ka thënë se edhe më tutje ekziston ndikim i Beogradit në veri të Kosovës, por nuk ka dashur të thotë se cilat janë këto forca - nëse këto janë qeveri proevropiane, nacional-konservatore apo ultranacionaliste.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›