E Diel, 1 Nëntor 2026

Limaj ne arrest reagime nga politika


Deputeti Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e fundit ishte renditur i treti për nga votat që mori, nuk është paraqitur gjatë së premtes në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo vjen pasi që të enjten në mbrëmje, gjyqtari i procedurës paraprake, pas kërkesës së prokurorit të EULEX-it ia dha 30 ditë arrest shtëpie, për shkak se ndaj tij ka një aktakuzë që e ngarkon për krime lufte, në vendin e quajtur Kleçkë. Në Partinë Demokratike të Kosovës, ku edhe është nënkryetar z. Limaj, thonë se besojnë në pafajësinë e tij, ndërsa kreu i Kuvendit, që vjen po ashtu nga PDK është shprehur se dëshiron që gjyqësori të marre vendime të pavarura e jo të ndikuara nga politika, meqë sipas tij deri më tani gjithnjë ka ndërhyrë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar gatishmërinë e Limajt që të përballet me drejtësinë, kurse në dy subjektet e tjera opozitare, në Vetëvendosje dhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur më ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që kur Gjykata Kushtetuese deklaroi se deputetët nuk kanë imunitet.
 
“Derisa në sistemin e drejtësisë ndërhyn politika, pra për fat të keq ajo ka ndërhyrë gjithnjë, rrezikohet funksionimi normal i sistemit të drejtësisë dhe i gjyqësisë. Ne dëshirojmë që gjyqësia të jetë e pavarur ne dëshirojmë që gjyqësia të merr vendime të pavarura dhe konform fakteve dhe dëshmive që i ka duke i respektuar ligjet që i kemi në fuqi", tha Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

"Z. Limaj për të njëjtën vepër ka qenë i akuzuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare. Atje ka arrit suksesshëm të dëshmojë pafajësinë e tij, të dëshmojë se lufta e UCK-së dhe e popullit të saj ka qenë e drejtë. Dhe kam besim të plotë se z. Limaj edhe kësaj radhe do të arrijë suksesshëm të dëshmojë pafajësinë e tij", tha Adem Grabovci, kryetar i grupit parlamentar, PDK.

Ndërsa, Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së tha: "Ne duhet dhe e kemi obligim të besojmë në organet e drejtësisë dhe atyre duhet lënë fjalën. Por po them që duhet të përshëndetet qëndrimi i tij dinjitoz dhe pozitiv në aspektin e bashkëpunimit".

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca u shpreh se "Para dy ditesh kemi thënë që kjo mund të shfrytëzohet poashtu edhe për eleminimin dhe spastrimet e brendshme partiake, të eleminimit të kundërshtarëve politik të kryeministrit, dhe mendoj që kjo është duke ndodhur aktualisht".

Ndërsa Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, vlerëson se dy akuzat tregojnë për joseriozitetin e ograneve të drejtësisë në Kosovë dhe ndikimet politike që po bëhen.

Në anën tjetër, mbrojtja e z. Limajt, në “rastin Kleçka” pret që procesi gjyqësor ndaj tij të fillojë gjatë muajit të ardhshëm. Gjykata Kushtetuese ditë më parë mori vendim që deputetët nuk gëzojnë imunitet për vepra penale që dyshohet se janë kryer jashtë fushëveprimit të tyre parlamentar, dhe se mund të arrestohen.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Negociatat, raundi i ri javën e ardhshme
Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator, sikurse herët e tjera në Bruksel.
Jahjaga takon Obamën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me kreun e SHBA-ve, Barak Obama.Takimi i Jahjagës me Obamën u bë në gjatë pritjes vjetore për liderët botërorë, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, ku ishin të pranishëm presidentë, kryeministra e ministra të Jashtëm të vendeve nga e gjithë bota. SHBA apel për qetësi në veri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për qetësi në veri të Kosovës. Departementi i Shtetit ka shpërndarë të enjten për mediat qëndrimin e qeverisë amerikane të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku përshëndetet vendosja e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri. Serbët vendosin barrikadat
Qindra serbë të tubuar afër pikës kufitare në Jarinje kanë këputur me buldozer telat me gjemba të KFOR-it që ishin të vendosura në rrugën alternative afër Jarinjës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Serbia bllokon mallrat e Kosovës
Që prej 6 ditësh, ndonëse Serbia ka pranuar vulat doganore të Kosovës, bizneset kosovare nuk po eksportojnë dot prodhimet e tyre në Serbi, meqë kjo e fundit nuk e lejon një gjë të tillë.

Lajmet kryesore

Rama: Pakti ynë për integrimin
PS propozon 10 pikat për të bashkëpunuar me maxhorancën
Hajdutët me bluza të bardha
Ndotja shton tumoret
Shqiptarët rrudhin kuletat
SHBA apel për qetësi në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›