Negociatat raundi i ri javen e ardhshme

Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator, sikurse herët e tjera në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur negociatorja kosovare, Edita Tahiri, e cila ka saktësuar se temat që do të trajtohen këtë herë janë telekomunikacioni, energjia dhe bashkëpunimi rajonal.
Megjithatë, Tahiri ka theksuar se do të preket edhe vonesa e zbatimit të pesë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëparshme.
“Ne si qeveri do të shtrojmë cështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe atë të vulave doganore”, ka deklaruar Tahiri. Do të shtrojmë cështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe atë të vulave doganore
Edita Tahiri
Zv.kryeministre e Kosovës
Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka shtuar se, bisedimet do vazhdojnë deri në momentin kur Bashkimi Evropian të shterojë të gjitha mjetet diplomatike për të bërë presion ndaj Beogradit për zbatimin e pakteve.
Raundi i fundit mes palëve ka qenë ai i dy shtatorit në Bruksel, ku u arritën dy marrëveshje, ajo për vulat dhe doganat, si dhe ajo për regjistrin kadastral.
Marrëveshjet në fjalë u cilësuan si shumë të rëndësishme nga Prishtina zyrtare. Vetë zonja Tahiri deklaroi se me këto pakte shteti serb ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Limaj në arrest, reagime nga politika
Deputeti Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e fundit ishte renditur i treti për nga votat që mori, nuk është paraqitur gjatë së premtes në seancën e Kuvendit të Kosovës. Jahjaga takon Obamën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me kreun e SHBA-ve, Barak Obama.Takimi i Jahjagës me Obamën u bë në gjatë pritjes vjetore për liderët botërorë, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, ku ishin të pranishëm presidentë, kryeministra e ministra të Jashtëm të vendeve nga e gjithë bota. SHBA apel për qetësi në veri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për qetësi në veri të Kosovës. Departementi i Shtetit ka shpërndarë të enjten për mediat qëndrimin e qeverisë amerikane të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku përshëndetet vendosja e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri. Serbët vendosin barrikadat
Qindra serbë të tubuar afër pikës kufitare në Jarinje kanë këputur me buldozer telat me gjemba të KFOR-it që ishin të vendosura në rrugën alternative afër Jarinjës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Serbia bllokon mallrat e Kosovës
Që prej 6 ditësh, ndonëse Serbia ka pranuar vulat doganore të Kosovës, bizneset kosovare nuk po eksportojnë dot prodhimet e tyre në Serbi, meqë kjo e fundit nuk e lejon një gjë të tillë.
Lajmet kryesore
Rama: Pakti ynë për integrimin
PS propozon 10 pikat për të bashkëpunuar me maxhorancën
Hajdutët me bluza të bardha
Ndotja shton tumoret
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja