Meta gjykata mbron ekspertet

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për përjashtimin e tre ekspërtëve të videos Meta-Prifti.
Prokurori deklaroi se asnjeri prej ekspertëve nuk disponon njohuri kompjuterike të posacme për fushën përkatëse, per te cilen ata jane thirrur. "Ne Shqiperi - tha prokurori - nuk ka eksperte me keto njohuri te posacme sic e kerkon ligji pervec ekspertit Dritan Zoto, i perjashtuar me heret nga gjykata per shkak te shprehjes prej tij te nje opinioni ne gazeten 'Shqip'".
Por, cilet jane tre ekspertet qe do kene ne dore fatin e gjykimit ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta, i cili eshte ne banken e te akuzuarit per korrupsion?
Nga dokumentet qe disponon ne rruge konfidenciale Top Channel, asnjeri prej eksperteve nuk eshte i licensuar per punen qe ata do kryejne, pra per verifikimin e regjistrimit audio dhe video. Konkretisht, 30-vjecari Ermal Beqiri, me graden e doktorit ne fushen e sistemeve informatike per administraten e universiteteve, ka shkruar ne kurrikulumin e depozituar ne Gjykaten e Larte, se pervec eksperiences si lektor ne nje fakultet privat, ka punuar ne marketing, negocim me klientet per furnitoret, ka punuar ne instalime portash elektronike dhe alarmesh elektrike. Ne cv-ne e tij nuk mungon as puna e kamarierit ne nje restorant universitar.
Aktualisht ai eshte drejtor i IT-se ne rektoratin e Universitetit te Tiranes, ndersa eshte i diplomuar ne France per teknik superior. Eksperti tjeter Artur Rrahmani eshte i diplomuar ne shkollen e larte te Ministrise se Brendshme ne degen sigurim, si dhe ka nje diplome ne juridik dhe licensen e asistent-avokatit. Ai ka shkruar ne CV-ne e tij se ka punuar ne Kombinatin Mekanik te Policanit si oficer operativ per sigurimin e industrise ushtarake. Pas nje eksperience disavjecare si asistent avokat, Rrahmani shpjegon ne kurrikulumin e tij se eshte aktualisht ekspert kontrolli per kartmonedhat dhe kryerjen e transaksioneve te shkembimit te kartmonedhave si dhe drejtor ekzekutiv i qendres shkencore te mbrojtjes se individit. Rrahmani ka bere nje kurs tre ditor, per identifikimin shkencor me ane te zerit , kurs ky i kontestuar ne gjykate nga prokuroria. Kjo sepse sipas prokurorit Bujar Sheshi ne nje komunikim qe ka patur me e-mail me Qendren qe e ka certifikuar Rrahmanin , ajo ka deklaruar se ai mund te konsiderohet ekspert vetem pas nje testimi qe behet cdo pese vjet dhe jo ne baze te certifikates tre ditore.
Eksperti i trete Adrian Pollo eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes si inxhinier elektronik dhe me tej ka kryer studime autodidakte rreth disa programeve kompjuterike. Per pese vjet ai deklaron ne CV se ka qene i vetepunesuar ne montimin e software-ve. Pergjigjja e tre eksperteve do te jete perfundimtare mbi fatin e procesit ndaj Ilir Metes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Pakti ynë për integrimin
Edi Rama i paraqiti publikisht sot mazhorances një pakt prej dhjetë pikash, të quajtur pakti për Shqipërinë europiane, nga përmbushja e të cilit do të varet edhe bashkëpunimi i opozitës për të votuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në parlament.
Wollfarth: Bashkëpunim mes palëve
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaron se opozita dhe maxhoranca duhet të bashkëpunojnë.
Përplasje Dule-Pollo për censusin
Debati mbi censusin është rikthyer në parlament pasi kryetari PBDNJ-së, Vangjel Dule kërkoi një interpelancë me ministrin Genc Pollo, kryetar i Komisionit Shtetëror për Realizimin e Censusit. "Presidenti", Patozi: Do zgjidhet sipas Kushtetutës
Duke prekur tematikën e zgjedhjes së presidentit, nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha në Top Story se zgjedhja e tij do të bëhet në bazë të Kushtetutës dhe sipas ligjit themeltar, mazhoranca ka luksin ta zgjedhë atë edhe me shumicë të thjeshtë dhe pa konsensusin e opozitës.
Kryeministri Sali Berisha ka fajësuar opozitën për prapambetjen e Shqipërisë në proceset e integrimit evropian.
Lajmet kryesore
Rama: Pakti ynë për integrimin
PS propozon 10 pikat për të bashkëpunuar me maxhorancën
Hajdutët me bluza të bardha
Ndotja shton tumoret
Negociatat, raundi i ri javën e ardhshme
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja