E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri “Kosova, vështrim monografik”

"Kosova, vështrim monografik", është libri më i fundit që u promovua në akademinë e shkencave të Shqipërisë. Në këtë libër janë përfshrië të dhëna themelore për fushat më të rëndësishme të njohurive për Kosovën.

Libri i pari i këtij lloji sjellë të dhëna nga historia, ekonomia, shkenca, kultura,mbi popullsinë vendbanimet, qytetet dhe arkitektonike, historinë, tranzicionin ekonomik etj. Zv. kryetari i akademisë së shkencave të Kosovës Rexhep Ismajli, theksoi se ky libër është shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Kosovës.
 

E ndërsa kryetari i akademisë shqiptare të shkencave Gudar Beqiraj, u shpreh se libri Kosova do të shërbejë si një pasaportë për të huajt.
Në promovimin e librit merrnin pjesë studiues dhe historian nga Shqipëria dhe Kosova.

Për të realizuar këtë libër kanë dhënë kontributin e tyre 54 studiues të cilët janë pjesë e akademisë se shkencave dhe e arteve të Kosovës. Gjithashtu ka nisur puna që monografia të vijnë edhe në gjuhën angleze.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›