E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj në prokurori, dëshmon për MTPT-në

Ish-ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, i cili njëherësh është nënkryetar i PDK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, vazhdoi të hënën dhënien e dëshmisë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Dëshmitë kanë të bëjnë lidhur me akuzat e ngritura nga EULEX-i ndaj tij dhe tre personave tjerë për keqpërdorimet e mundshme në disa tenderë të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit.
Limaj, i cili gjendet në arrest shtëpie për një muaj, pasi Gjykata e Qarkut ka marr këtë vendim për rastin “Kleçka” dhe i cili është në mbikëqyrje të policisë së EULEX-it, në Prokurorinë Speciale ka ardhur me një veturë private, duke dhënë dëshmi për rreth 4 orë para prokurorit gjerman i EULEX-it, Johannes Picker dhe më pas është larguar po me njëjtën veturë.
Pas dhënies së dëshmisë së bashku me Limajn, është larguar edhe avokati i tij mbrojtës, Tahir Rrecaj, i cili nuk ka folur për mediat. Limaj pritet të japë sërish dëshminë e tij para Prokurorisë Speciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›