Basha premton kampusin universitar

Studentët e Universitetit të Tiranës do të përballet edhe në këtë vit të ri akademik me mungesën e auditorëve dhe mësimin në orët e vona të mbrëmjes.Në një ceremoni të organizuar për çeljen e vitit të ri akamedik rektori i UT-së Dhori Kule tha se pavarësisht se univrsiteti shtetëror ka një godinë të re në pronësi të tij, kampusi universitar do të jepte një zgjidhje përfumdimtare të problemeve. I pranishëm në ceremoni kryetari i Bashkisë Luzlim Basha rikonfirmoi dhe një herë projektin për kampusnin e ri universitar duke premtuar se shumë shpejt sutdentët do të kenë në duar kartën studentore ndërsa në buxhetin e 2012 do të ketë një fond të veçantë për praktikën e studentëve.Rreth 23 mijë studentë kanë hyrë për herë të parë në auditorët universitarë ndëkrohë që numri përfundimtar i pranimeve do të mësohet pas plotësimit të 2000 mijë kuota të mbetuara bosh në gjithë vendin.