Thaçi: Jo dialogut politik

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një takimi me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialogun me Serbinë, Robert Cooper tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme të nis dialogun me të gjithë fqinjët lidhur me zgjidhjen e problemeve praktike ndërshtetërore, në këtë kuadër edhe me fqinjin verior Serbinë. Sipas një komunikatë të Kryeministrisë thekoshet se Kosova ka treguar përgjegjshmëri të lartë në procesin e dialogut, të cilin vlerësim e ndajnë edhe Brukseli dhe Washingtoni, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë.
“Dialogu për çështje teknike me Serbinë është rrugë përmes së cilës të dy shtetet do të mund të zgjidhin çështjet e bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe të interesit të ndërsjellë të qytetarëve të të dyjave vendeve”, thuhet ndër tjera në këtë komunikatë.