Lescott rikthen Cityn në krye të Premierligës

Një gol nga qendërmbrojtësi Joleon Lescott i mjaftoi Manchester Cityt të fitojë në udhëtim te Aston Villa, me rezultat minimal 1-0, dhe të rikthehet në krye të tabelës në Premierligë.
Ekipi i Roberto Mancinit kreu punën, edhe pse me mjaft vështirësi, duke dalë fitimtar nga Villa Park. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 63-të kur Lescott shënoi nga afërsia, duke mposhtur ish portierin e Cityt, tani anëtar i Aston Villas, Shay Given.
Me këtë fitore, City tejkaloi rivalin e qytetit Manchester United dhe u rikthye në pozitën e parë në Premierligë me 60 pikë, dy më tepër se Djajtë e Kuq.