E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, gjashtë ndeshje në 26 ditë

Brenda 26 ditësh do të vendoset një pjesë e mirë e sezonit të Juventusit.

Nga 15 shkurti, deri më 11 mars, Bianconerët – për shkak të shtyrjes së ndeshjeve kundër Parmës dhe Bolognas – do të zhvillojnë plot gjashtë takime.

Pikërisht, njësoj sikurse rivali i tyre kryesor për Scudetto, Milan, që gjatë kësaj kohe do të zhvillojë përballjet me Arsenalin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Por, ajo që duket se brengos më tepër trajnerin e Juventusit, Antonio Conte është ndryshimi i shpeshtë i planeve në përgatitje të ndeshjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›