E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballë për ballë me Winslet

Nga Mehdi Abdullahu më 10 prill 2011 në ora 20:00

Aktorja shqiptare, Mirlinda Bajralia është ndihmës regjisore në një film me aktoren, fituesen e çmimit Oskar, Kate Winslet. Në këtë intervistë për Express, Merlinda tregon për kerrierën e saj si aktore, por edhe si regjisore.

Express: Cilat janë të rejat nga Mirlinda?
Merlinda: Tani jam duke ndjekur studimet në kolegjin ‘The Aart Institute’për regji filmi. Pra, studimet për të bërë film dhe kjo është punë që më pëlqen shum. Gjithashtu në këtë kuadër përfshihen edhe trajnimet për 3D dhe HD,që janë e ardhmja e filmit.

Express: Me çka po merreni aktualisht?
Merlinda: Kohëve të fundit jam e angazhuar me projekte filmike për mësimet që i kam si detyrë, ku dhe po mesoj si të bëhet regjia e filmit. Zhvillimi i stories nga ideja në skica, pastaj te fokusi i kamerës dhe transferimi i kësaj serie skicash në ngjarje levizëse, pra në shirit filmi, që është produkti final i kesaj pune.

Express: Jeni angazhuar në ndonje projekt të ri?
Merlinda: Po, jam e angazhuar në projektin filmik CONTAGION si ndihmës regjisore dhe menaxhere për media. Në këtë film luajnë Kate Winslet, Matt Damon dhe shumë aktorë të tjerë. Filmi pritet të dalë në kinema sivjet në vjeshtë, saktësisht më 21 tetor. Përvec kësaj, kam paraqitje në disa skena të këtij filmi.

Express: Na flisni pak për natyrën e këtij projekti?
Merlinda: Filmi është i zhanrit horror, në të flitet për virusin e derrit, ngjarje që ka qenë aktuale. Regjisori është Steven Sodernbergh, skenarist është Scott Z. Burns, të cilët i kam shokë të mirë. Këtu m’u dha rasti të takoj edhe aktorin Mat Damon.

Express: Në të kaluarën ju kemi parë të angazhoheni edhe në projekte lokale në Kosovë, do ju shohim tani?
Merlinda: Jo, për shkak të mungesës së kohës.

Express: Keni filluar studimet për regji. Nga aktore në regjisore, pse?
Merlinda: Për pikë të qejfit qe ngrrc…hahahhahaha. Filmi është diçka që më ka intriguar vazhdimisht dhe dua të mësoj sa më shumë rreth tij. Pra, në të ardhmën synoj të mos jem vetëm aktore, por dhe regjisore dhe dëshiroj të bëj filmat e mi.

Express: Cili është caku final, filmi?
Merlinda: Dua të bëj filma sa më të mirë dhe të cilët do të shihen në të gjithë botën.

Express: Synimet tua ?
Merlinda: Synimet e mia janë të jem një regjisore ndërkombëtare, ndërkohë jam duke punuar në atë drejtim.

Express: Çfarë do t’u thuash adhuruesve, keni bërë një numër jo të vogël?
Merlinda: I love you hahaha..keni durim më shumë sepse filmi merr kohë.

Express: Ku e sheh vetën pas 5 vitesh?
Merlinda: Ëndrra ime që dua ta realizoj është të hap një studio produksioni filmash. Ndërkohë do më pëlqente të xhiroj në Kosovë dhe Shqipëri, ku ka vende mahnitëse dhe nuk kushton shumë. Los Angeles është destinacioni. Pra, do te jem duke bërë filma.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›