E Diel, 1 Nëntor 2026

Lin Delija në Galerinë e Arteve, 26 vepra të paekspozuara

Në fondin e Galerisë Kombtare të Arteve ndodhen të arkivuara 26 vepra të paekspozuara ende të piktorit Lin Delija të dekoruar pas vdekjes nga presidenti i republikës si "Nderi i Kombit".

Fati i këtyre pikturave me motive fetare, njerëzore dhe antikomuniste është tepër i veçantë përsa i takon mënyrës sesi ato mbërritën në Shqipëri në vitin 2004 nga Gjermania. Kuratorja dhe Skulptorja Suzana Varvarica tregon mbi rrugëtimin e veprave dhe vlerat artistike që ato bartin.

Aktualisht 18 vepra të artistit Lin Delija ndodhen në sallën Skanderbeg në Presidencë kurse pritet që dhe një pjesë e rëndësishme e koleksionit të tij të ekspozohet për publikun e gjerë në Muzeun Historik Kombëtar në datën 3 Qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›