E Diel, 1 Nëntor 2026

Lind “Lazio Club” në kujtim të FilipitSot në mbrëmje (ora 20:30) në stadiumin “Benelli” do të zhvillohet edhe miqësorja midis Ravenës e Lacios në kujtim të Filipit, të ardhurat e së cilës do t’i dorëzohen familjes së Brianit

Publikoje ne:

Lind në Ravena "Lazio Club Ravenna", i titulluar kështu në kujtim të Brian Filipit, ish-sulmuesit shqiptar të Ravenës, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor, i përplasur nga një makinë e drejtuar nga një grua 52-vjeçare në Cervia të Italisë disa javë më parë.

Kjo iniciativë mori jetë pas raporteve të shkëlqyera të Ravenës me Lacion, ku drejtor sportiv është ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Në krijimin e klubit mori pjesë kryetari i bashkisë së Ravenës, Fabrizio Matteucci, por dhe prindërit e Brianit, të pranishëm në konferencën për shtyp në prezantimin e klubit. Të pranishëm ishin edhe trajneri i Lacios, Davide Balardini, e sigurisht edhe Igli Tare.

Sot në mbrëmje (ora 20:30) në stadiumin “Benelli” do të zhvillohet edhe miqësorja midis Ravenës e Lacios në kujtim të Filipit, të ardhurat e së cilës do t’i dorëzohen familjes së Brianit.

Numri i klikimeve - 5135
  E Merkure, 07 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›