E Diel, 1 Nëntor 2026

Lienen: “Dua ta shoh vetë Skelën”Bashkë më trajnerin e TSV 1860 Muenchen do të jetë dhe drejtori sportiv, Miki Steviç

Publikoje ne:

Trajneri i TSV 1860 Muenchen, Evald Lienen, dëshiron ta shohë personalisht në aksion Ervin Skelën, gjatë ndeshjes miqësore të Kombëtares së Shqipërisë kundër SpVgg Greuther Fürth (të shtunën, ora 14:00). “Mund të ndodhë, që të shtunën të udhëtoj drejt Furthit” , - citohet Lienen nga “Tages Zeitung”. Kapiteni i Shqipërisë, 32-vjeçari Ervin Skela, pritet të firmosë një kontratë me skuadrën gjermane të Bundesligës 2. Bashkë më trajnerin Evald Lienen do të jetë dhe drejtori sportiv, Miki Steviç. Menaxheri i Skelës, Bernd Cullmann, ritheksoi se nëse “Skela do të bëjë një paraqitje bindëse, mund të realizohet edhe firmosja e kontratës”. Mesfushori shqiptar do të vëzhgohet nga afër edhe ne ndeshjen zyrtare kundër Suedisë.

Numri i klikimeve - 5134
  E Merkure, 07 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›