E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja, të gjithë qajnë për CanënMarseja e Deshamps ndodhet ne vendin e peste ne France

Publikoje ne:

Humbja me Monakon në javën e 8-të të kampionatit francez e ka vendosur në një pozitë të vështirë trajnerin e Olimpikut të Marsejës, Didier Deshamps, pikërisht “arkitektit” të largimit të Lorik Cana nga klubi marsejez.

Tifozët e të vetmit klub transalpin që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve në forumet e tyre kanë nxjerrë edhe shkakun e kësaj serie negative.

Skuadrës së DD-së (Didier Deshamps) i mungon një lojtar si Lorik Cana, ish-kapiteni i ketij ekipi, e që ishte shpirti i kësaj skuadre dhe arrinte t’i bashkonte futbollistët dhe t’i bënte një trup të vetëm dhe t’i jepte agresivitetin e një skuadre të madhe e të frikshme.

“Ka pasur në dramë në këtë sezon (për Marsejën). Vdekja e Robert-Louis Dreyfus, aksionarit kryesor të klubit. Megjithatë, familja e tij vendosi ta mbajë klubin. Në të njëjtën kohë, shpirti i këtij ekipi olimpien, Lorik Cana, u shit te Sandërlendi. Vështirë të gjesh stabilitetin në këtë skuadër”, shkruhet në faqen sportive franceze Football.fr.


Numri i klikimeve - 5129
  E Merkure, 07 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›