Partizani, mbrojtja me e dobët në të ParënSkuadra e drejtuar nga Eduard Zhupa ka pësuar 10 gola, duke pasur mbrojtjen më të dobët në kampionat

Publikoje ne:
Partizani, 15-herë kampion dhe 15-herë fitues i Kupës së Shqipërisë, dhe që tashmë militon në Kategorinë e Parë (hera e dytë në historinë e klubit) është skuadra që ka pësuar më shumë gola në gjashtë javët e para të këtij kompeticioni.
Skuadra e drejtuar nga Eduard Zhupa ka pësuar 10 gola, duke pasur mbrojtjen më të dobët në kampionat. Tetë gola ka pësuar në transfertë: 1-0 me Bylis, 5-0 me Adën dhe 3-0 me Luftëtarin.
Në fakt, Partizani, sipas mbrojtësit të njohur Arjan Sheta, duket se ka “frikë” nga kundërshtarët. Sulmuesi potent, Skerdi Bejzade, tashmë edhe në rolin e ndihmëstrajnerit, lëshoi një batutë: “Më mirë t’i lëmë ndeshjet aforfe në transfertë”.
Një ndeshje aforfe, në rast mosparaqitje të skuadrës jepet në tavolinë 2-0 për ekipin kundërshtar.
Partizani, pas gjashtë javësh kampionat në Kategorinë e Parë ndodhet në vendin e 8-të me 6 pikë: 3 fitore, 0 barazime, 3 humbje. Golat: 6-10.
RENDITJA PAS JAVËS SË 6-TË
1 Bylis 6 15
2 Pogradeci 6 13
3 Luftetari 6 12
4 Elbasani* 5 10
5 Kamza 6 10
6 Ada 6 9
7 Partizani 6 9
8 Lushnja 6 9
9 Beselidhja 6 6
10 Burreli 6 6
11 Turbina 6 6
12 Bilisht Sport 6 6
13 Skrapari 6 5
14 Memaliaj 6 5
15 Gramshi 6 5
16 Sopoti* 5 4
Elbasani e Sopoti kanë nga një ndeshje më pak
Numri i klikimeve - 5128
E Merkure, 07 Tetor 2009