E Diel, 1 Nëntor 2026

U-21, lojtarët të kënaqur dhe me baraziminNë dy takimet e luajtura në transfertë, Shpresat humbën 5-2 me Skocinë dhe 3-1 me Austrinë

Publikoje ne:

Shqipëria U-21 nisi përgatitjet për ndeshjen kundër Bjellorusisë në Melodechno (14 tetor, 13:00), sfida e pestë e Shpresave për Kampionatit Europian 2011. Kombëtarja e drejtuar nga Artan Bushati ka grumbulluar vetëm tre pikë pas katër takimeve të para.

“Ne si lojtarë nuk kemi luajtur ndonjëherë kundër Bjellorusisë. Besoj se është një ekip i fortë. Do ta vlerësojmë në maksimum. Kur them kështu, kemi parasysh edhe fitoren, por jemi një grup i lojtarësh dhe mund të kënaqemi edhe më një barazim”, - tha mesfushori i Tiranës, Sabien Lilaj, për televizionin “Vizion Plus”.

“Bjellorusia është skuadra që kryeson grupin dhe një nga pretendentët për t’u kualifikuar, por ne do të mundohemi për të marrë pikë. Barazimi do të ishte domethënës”, - shtoi futbollisti i Apolonisë, Egalnt Hoxho, nga rezidenca e Shpresave në hotel “Leonardo” në Durrës.

“Nuk e njohim Bjellorusinë si skuadër, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, - tha lojtari më i ri i Vllaznisë, Albi Llënga.

Në dy takimet e luajtura në transfertë, Shpresat humbën 5-2 me Skocinë dhe 3-1 me Austrinë. Në “Ruzhdi Bizhuta” humbën 1-0 me Skocinë dhe në “Niko Dovana” fituan 1-0 me Azerbajxhanin.

Bjellorusia, nga ana e saj i ka fituar dy ndeshjet e para: 2-1 me Austrinë dhe 2-3 me Azerbajxhanin, duke kryesuar grupin tonë me 6 pikë, po aq sa Austria e Skocia, por këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më shumë.

Takimi Bjellorusi-Shqipëri do të gjykohet nga arbitra islandezë me kryesor Johanes Valgeirson.

Numri i klikimeve - 5133
  E Merkure, 07 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›