Lind Poli i Lirise

“Shpallim sot krijimin e koalicionit politik zgjedhor”, u shpreh kreu i LZHK-se, Dashamir Shehi.
Por koalicionit i mungon njeri prej ideatoreve, Spartak Ngjela.
“Zyrtarisht ka kohe deri 45 dite para zgjedhjeve, sic e parashikon edhe ligji. Ngjela eshte i mirepritur, pasi eshte nje prej protagonisteve ne koalicionit”, u shpreh Shehi.
Dokumenti qe mban firmat e Ndokes, Shehit dhe Ylberit Valterit per Bashkimin Demokrat, permban disa angazhime te pergjithshme per standartet ne perzgjedhjen e kandidateve, shanset e barabarta brenda koalicionit.
Ka lindur keshtu Poli i Lirise. Ndonese lindja pati handikapin e mungeses se nje prej ideatoreve, drejtuesit e tjere jane te bindur se gjithçka eshte brenda filozofise se polit, pra te lirise. Te lirise per t'u ndare, por edhe per t'u bashkuar serish, ne nje moment tjeter.