Lac, kapen tre grabites

Nje grup te rinjsh qe kryenin vjedhje ne qytetet Lezhe, Lac, Mamurras jane arrestuar sot nga policia e qarkut te Lezhes.
Ata u kapen ne flagrance nga policia ne momentin qe donin te grabisnin me thyerje nje dyqan.
Disa denoncime per vjedhje solli nisjen e nje operacioni te koduar "Zinxhiri i Nderprere", qe beri te mundur arrestimin e shtetasve Vladimir Hisku, i datelindjes 1982 banues ne Lac, Arben Tanushi i datelindjes 1978 banues ne Lac, si dhe nje te mituri me inicialet A.U i datelindjes 1992 banues po ne qytetin e Lacit.
Ata rezultojne te jene autore te disa grabitje banesash dhe dyqanesh ne Lezhe dhe ne Lac. Policia po punon per te evidentuar vjedhje te tjera te kryera prej tyre.