Formalizohet koalicioni i djathtë, mungon Ngjela
Formalizohet koalicioni i partive të djathta “Poli i Lirisë”. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar Partia e Ngjelës nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje, ndërsa tre partitë PDK, LZHK, PBD angazhohen në procesin parazgjedhor dhe pas tij.
TIRANE- Ashtu sikurse ishte paralajmëruar tre partitë e djathta përjashtuar partinë e Spartak Ngjelës kanë nëshkruar këtë të kërkurë një marrëveshje që i bënë pjhesë të koalicionit “Poli i Lirisë”. Partia Demokristiane e Ndokës dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë e Dashamir Shehit si dhe Partia Bashkimi Demokrat kanë nënshkruar për angazhime të përbashkëta para dhe pas zgjedhore.
Në fjalën e tij kreu i LZHK-së Shehi u shpreh, “ne përfaqësuesit e tre partive politike PDK, LZH, PBK, shpallëm sot zhvillimin e koalicionit parazgjedhorë politik. Angazhohemi për promovim të vlerave të mirëfillta të subjekteve tona politike, konkurrim të ndershëm midis partive konkurruese të koalicionit në përputhje me Kodin e Ri Zgjedhorë. Një program të përbashkët politik me parime me parime dhe reforma kryesore të domosdoshme për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe përmbushjen e standarteve për integrimin e vendit në komuntetitn evropian”- tha Shehi.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e Spartak Ngjelës, kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi në këtë marrëveshje, njëra nga partitë firmëtare sqaroi se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar përveç faktit se partia e Ngjelës po organizohet në rrethe dhe e kanë shtyrë këtë për një moment tjetër.
“Nuk e ka firmosur për faktin e thjeshte me pretendimin që do të meret me ngritjen e strukturave të partisë. Ne e mirëkuptojmë, duke qenë partia e fundit që ka vetëm dy javë që është krijuar dhe i ka këto vështirësi. Megjithatë zoti Ngjela është i mirëpritur është një nga protagonistët e “Polit të Lirisë” afati përfundimtarë që deklarohet para Komisionit Zgjedhorë është 45 ditë përpara zgjedhjeve”, sqaroi Dashamir Shehi kreu i LZHK-së.
Ngjela vetë ende nuk ka dhënë një opsion të tij për mungesën e firmës në krah të tre partive të cilat nga spektri i qendrës pozicionohen tashmë në qendrën e djathtë, nisur edhe nga fakti se ai vetë ishte shprehur shumë entuziast për këtë koalicion. (a.r/news24/balkanweb)