E Diel, 1 Nëntor 2026

Lind fëmija i parë për 2009-ën,një vajzë

Bebja e parë e ardhur në jetë në kryeqytet për vitin 2009-të, është një vajzë. Erolda, ka lindur në orën 00.05 të ditës së parë të Vitit të Ri, pranë maternitetit "Mbretëresha Geraldinë". Ajo peshon plot 3 kilogramë dhe është e gjatë 48 cm. Mamitë thonë se vajza gëzon shëndet të mirë. Për më tepër vogëlushja ëhstë gëzimi i parë i një çifti të ri. Pas lindjes së Eroldës, një tjetër vogëlush ka mbërritur në jetë në këtë maternitet. Ai është i seksit mashkull dhe peshon 3 kg e gjysëm. Gjithësej pranë "Mbretëreshës Geraldinë", kanë ardhur në jetë gjatë orëve të para të Vitit të Ri 8 bebe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›