Tiranë, festime për ardhjen e 2009-ës

Ndërrimi i viteve në kryeqytet është pritur mes fishekzjarrëve dhe tingujve të muzikës. Dhjetëra vetë ishin mbledhur në "Sheshin "Skenderbej" për të pritur ardhjen e Vitit të Ri 2009-të. Për këtë vit koncerti madhështor titulluar "Festojmë së bashku", ngjiti në skenën e ndërtuar në qendrën e kryeqytetit muzikën e lehtë shqiptare, muzikë popullore, të shoqëruara me vallet tradicionale, numrat e Cirkut të Tiranës dhe disa grimca humori nga aktorët humoristë.Këngëtarët që shoqëruan gjatë kësaj mbrëmje artëdashësit e muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare ishin Irma dhe Eranda Libohova, Pajtim Struga, Valbona Mema, Valbona Halili, Bujar Çiçi, Greta Zani e shumë këngëtarë të tjerë.Efektet e ndriçimit, muzika non stop, gjallëria, lëvizjet marramendëse dhe joshja gjigande e kësaj qëndre e bënë më të magjishme natën e ndërrimit të viteve.Ndërkohë edhe restorantet, diskoteka apo pub-i, argëtimi dhe atmosfera festive e ambientit, kanë qënë pjesë e kënaqësisë së natës së Vitit të Ri.Ardhja e Vitit të Ri në Auckland është përcjellë me një shpërthim të madh fishekzjarrësh.Ora News u solli mbrëmë në lidhje direkte pamje madhështore nga mali i Dajtit të atmosferës në Tiranë. Festime ka pasur edhe në rrethet e tjera të vendit megjithëse krahasuar me vitet e shkuara ka pasur një intensitet më të vogël fishekzjarresh. Temperaturat e ulta nën zero kanë ndikuar jo pak në festimin e qytetarëve në të gjithë vendin.