Policia: Jo incidente gjatë natës

Policia e rendit dhe ajo rrugore gjatë natës së mbrëmëshme kanë pasur detyrën më të vështirë: Sigurinë e festës së gjithë shqiptarëve. Shefi i Komisariatit nr 1 në Tiranë dhe ai i policisë rrugore për mikrofonin e Ora News kanë treguar pikërisht situatën e rendit gjatë gjithë natës. Sipas tyre nuk ka pasur probleme sidomos me aksidentet që zakonsht janë problemi kryesor, ndërkohë që siguria ka qënë në nivelin më të mirë të mundshëm.