Lind nje spy story tek Argjentina Maradona sulmon dhe kerkon rikthimin
Maradona deshiron te rikthehet tek Argjentina. Pasi ua ka thene gazetareve amerikanojugore disa dite me pare duke shtuar se eshte i gatshem per te falur nje krah vetem e vetem te rikthehet ne pozicionin e trajnerit Maradona e ka perseritur me tone akoma edhe me te qarta ne Rusi gjate nje vizite ne Kazan ku Barcelona e beniaminit te tij Lionel Mesi luan per Champions League. Gojet e liga thone se El Pibe ka shkuar ne Rusi per te bindur Mesin te pranoje te vihet ne mbeshtetje te tij duke perfshire ketu edhe sponsoret per te detyruar AFA-an Federaten Argjentinase te Futbollit ta riktheje ne pankinen e kombetares. Ne realitet Maradona ishte ne Rusi per te promovuar oret qe lancojne marken e tij dhe te marre pjese ne disa iniciativa bamiresie Deshiroj te rikthehem ne Kombetare sepse dua revanshin tim kjo eshte e sigurt. Por ju jam shume mirenjohes lojtareve te cilet gjithsesi kane arritur nje vend te peste fale nje loje te mrekullueshme ne boterorin e fundit. Kemi bere gjithcka gabim ndaj Gjermanise por kjo nuk na heq meritat se gjate boterorit kemi zhvilluar nje pune shume te madhe. Dhe shpresa ime eshte se kjo pune mund te vazhdoje edhe nese nuk do te vazhdoje me mua do te mbetem fansi numer nje i lojtareve argjentinas. Por Maradona nuk do te ishte kurre Maradona nese nuk do ti bente keq dikujt me deklaratat e tij. Dhe pikerisht ne lidhje me drejtorin teknik dhe trajnerin e ri te kombetares Bilardon thote Nje kasap nuk ka se si te stervite nje kombetare. Synojme te jemi sa me te qarte. U jap meritat te gjithe lojtareve pasi nuk dyshoj tek asnje prej tyre. Por te gjithe ekspertet thone qe pas meje do te duhet te perzgjedhin dike te nje profili me te ulet se sa i imi. Tek Argjentina kane zgjedhur dike qe nuk ka asnje profil. Kam shenuar 200 gola ne arenen nderkombetare profilin tim dhe kredibilitetin tim i kam fituar ne fushe. Maradona ne Moske edhe per nje iniciative bamiresie ka theksuar kritikat e tij ne lidhje me presidentin e Federates se Argjentines Grondona te cilin e ka perkufizuar si fajtorin kryesor i cili e ka eliminuar thjesht per nje ceshtje antipatia personale.