E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati Juve duhet te na ktheje titujt

Calciopoli ndez supersfiden e se dieles ndermjet Interit dhe bardhezinjve

Rruga drejt Derbit te Italise qe do te luhet te dielen ne San Siro karakterizohet nga pengesat perpara se Interi dhe Juventusi te zbresin ne fushe. Si gjithmone nuk mungojne polemikat dhe deklaratat bombastike. Akuzat rreth skandalit Calciopoli qe prishin atmosferen sportive te supersfides se Serise A nuk mungojne. Kete here jane drejtuesit zikalter ata qe shigjetojne rivalet. Objekti i bisedes mbetet titulli kampion i vitit 2006 te cilin Juventusi kerkon tu hiqet interisteve. Rreth kesaj ceshtje ka folur administratori i klubit milanez Paolilo Juve duhet te riktheje te gjithe titujt e meparshem. Deklarata te zjarrta te cilat jane mbeshtetur edhe nga presidenti Masimo Morati qe nderhyri perpara ndeshjes ne Champions League kunder Verder Bremenit duke shtuar Paolilo ka te drejte jane juventinet ata qe duhet te na kthejne neve disa tituj. Me tej njeshi i kampioneve te Europes dhe te Italise ne fuqi nuk u terhoq nga kjo linje por gjithsesi tentoi te zbuste tonet. Gjithcka eshte e vertete por gjate ketyre diteve perpara ndeshjes nuk do te kembengulja ne gjera te tilla. Kemi perpara nje ndeshje dhe gjithsesi duhet te mos dalim nga kuadri sportiv. Do tu kerkoja te gjitheve qe te mos e ekzagjeronin kete polemike. Ne nga ana jone do te mundohemi te perqendrohemi te ndeshja dhe te zhvillojme nje loje sa me te mire tha Morati. Ne fund padroni i Interit foli per provokimin e Andrea Anjelit i cili deklaroi se presidenti zikalter dukej nervoz Ka kaluar shume kohe nga deklarata e tij dhe nuk kam asnje reagim rreth kesaj ceshtjeje. Ishte nje batute qe ai mendonte se mund ta thoshte keshtu qe nuk ka problem.

Sfida Inter-Juventus do te luhet ne tension te larte edhe per faktin se sot do te rifilloje procesi gjyqesor ne Napoli. Drejtuesit e Zonjes se Vjeter jane ne pritje te hapjes se hetimit nga Federata Italiane FIGC nga ku pretendojne qe interisteve tu hiqet titulli 2006. Ne gjyqin per Calciopolin avokatet mbrojtes te Luciano Moxhit kane thirrur shume deshmitare ndersa pritet qe ata te depozitojne edhe pergjime te tjera telefonatash qe tregojne se Triada e Juventusit nuk ka bere asgje te jashteligjshme por vepronte si te gjithe te tjeret. Ne salle do te jete Franko Baldini armiku i Big Lucianos numri 1 i FIGC Xhankarlo Abete ish-disenjatori i gjyqtareve Pierluixhi Kolina e ndoshta edhe disa gazetare. Ende nuk eshte konfirmuar prezenca e Adriano Galianit Spinelit dhe Pieronit ndersa mund te thuhet me siguri se do te mungojne Masimo Morati Tronketi Provera Tavaroli dhe Cipriani te cilet do te paraqiten ne gjykate me 12 tetor. Gjate seances se sotme avokatet e Moxhit do te paraqesin 140 regjistrime te reja telefonatash ne te cilat ndodhen biseda te Xhani Petrucit Abetes Francesko Girelit Kolines Lanezes Paparestes Rosetit Nucinit Baljonit e disa personazheve te tjere. Me 12 tetor eksperti Nikola Penta pritet te paraqese edhe rreth 100 pergjime te tjera. Gjyqi pritet te perfundoje ne muajt e pare te vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›