E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci nuk e diskuton Bylisin fiton 3-1

Superiore

Laci mposht Bylisin 3-1 ne ndeshjen e pare te javes se 6 te Kategorise Superiore te zhvilluar dje ne qytetin e Lacit duke konfirmuar edhe nje here se eshte nje skuader e pakalueshme ne shtepine e saj. Kjo eshte fitorja e trete radhazi ne keto tri takimet e zhvilluara ne kuader te sezonit 2010-2011. Heroi i kurbinasve ishte sulmuesi Xheladin Selimi autori i nje dopjete ne minutat 20 dhe 38 fale ekzekutimit te dy 11-metershave duke i ngjitur keshtu ne kuoten e tri golave ne gjashte javet e para. Kapiteni Amarildo Dimo shkurtoi diferencen ne minuten e 61 por pa mundur te frymezoje skuadren per te shmangur humbjen e peste ne gjashte ndeshje te Bylisit. Sulmuesi tjeter bardhezi Vangjel Mile ne minuten e 89 vulosi rezultatin 3-1 goli i tij i dyte sezonal qe e ngjiti Lacin ne kuoten e 10 pikeve po aq sa Flamurtari i vendit te dyte por vlonjatet kane nje ndeshje me pak. Sot do te luhen edhe ndeshjet e tjera te javes se 6 te Superiores Flamurtari-Kastrioti dhe Dinamo-Elbasani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›