Lind superpilula që të mbron nga infarkti
Receta të shpërndara kudo, familjarë që telefonojnë në shtëpi për të kujtuar orarin e ilaçeve. Shpikje, shpesh herë të kota. Kush është i detyruar të pijë shumë ilaçe për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, do ta konsiderojë pilulën si shpikjen e vitit. Kardiologët po mendojnë prej kohësh të bashkojnë në një pilulë të vetme pesë përbërësit kryesorë që parandalojnë infarktin dhe iktusin, por vetëm tani një studim indian ka publikuar në revistën "Lancet" pilulën e cila quhet "Polycap" dhe mund të ketë efekte të jashtëzakonshme në zvogëlimin e patologjive kardiovaskulare, sidomos në vendet e pazhvilluara. Statinë për të ulur kolesterolin, aspirinë për të holluar gjakun, diuretik për të shkarkuar ujërat, ACE-pengues për t‘i bërë më elastike muret e arterieve, në mënyrë që të ulet presioni i gjakut dhe betabllokuese për të rregulluar rrahjet e zemrës: këto janë ilaçet bazë që këshillohen zakonisht nga kardiologët dhe përbërësit që përmban pilula "Polycap". Studimi është kryer në 50 qendra të Indisë, te 2053 persona nga mosha 45 deri në 89 vjeç, të cilët nuk janë prekur nga patologjitë kardiovaskulare, por janë me faktorë të lartë rreziku si hipertensioni dhe stil jetese të gabuar. Rezultatet kanë qenë të kënaqshme: presioni i gjakut dhe kolesteroli janë ulur dhe nuk janë regjistruar efekte anësore të rëndësishme. Kështu, me një pilulë të vetme janë arritur të njëjtat efekte, njësoj si ilaçet e ndara që japin kardiologët. Si pasojë, studiuesit kanë arritur në përfundime që "Polycap" mund të përgjysmojë numrin e infarkteve dhe iktusit te personat nga 40 vjeç e në vazhdim. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, duke qenë se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku i parë i vdekjes në vendet perëndimore.
Pas shumë vitesh studime të ngjashme në Amerikë dhe Britaninë e Madhe, pilula është produkt i një kombi në vështirësi, India, dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Superpilula është e përbërë nga elementë të skaduar, ndaj kombi që po investon më shumë në prodhimin e ilaçeve me kosto të ulët për tregjet e vendeve të pazhvilluara e sheh këtë iniciativë si shpëtim jete. Perëndimi është më skeptik kundrejt iniciative, vetëm për faktin se të shesësh pesë ilaçe, fiton më shumë sesa me një. Për të gëzuar shëndet të plotë duhet që dozat e ilaçeve të përcaktohen për çdo pacient, si dhe për të parandaluar çdo rrezik kardiovaskular duhet të zgjedhim një stil më të shëndetshëm jetese. Debatet për pilulën "Polycap" në Evropë kanë nisur sërish, sepse, sipas ekspertëve, duhen edhe pesë vjet që ky ilaç të vihet në përdorim.
Intervista
Flet një studiues amerikan
"Një pilulë e vetme mund të mos mjaftojë"
Sipas tij, superpilula, siç e quajnë studiuesit indianë, mund të ndihmojë vetëm disa pacientë.
Profesor, cilat janë avantazhet më të mëdha të pilulës?
Në "Polycap" nuk ka ndonjë element të ri, janë të gjitha ilaçe të sprovuara dhe shumë të përdorura. "Shpikja" e vetme është që të gjitha ilaçet janë bashkuar në një pilulë të vetme. Pacientët janë më të kënaqur, sepse në vend që të pinë disa ilaçe, do të marrin një. Ky mund të jetë një avantazh për ata pacientë që e kanë të vështirë ta ndjekin kurën rregullisht, që harrojnë t‘i pinë ilaçet, duke mos marrë kështu dozën e nevojshme.
Pacientët e çrregullt janë të shumtë?
Po, numri i tyre është shumë i lartë. Sa më shumë ilaçe kanë për të pirë, më të thjeshtë e kanë për t‘i harruar.
Pra "Polycat" është zgjidhja ideale?
Jo për të gjithë. Pilula ka doza standarde, ndërsa një terapi me ilaçe të ndara i përshtatet më shumë pacientit, sepse dozat janë të caktuara sipas faktorëve të rrezikut. Për shembull, nuk është e thënë që raporti mes presionit të gjakut dhe kolesterolit të jetë i njëjtë për të gjithë, kështu që doza e ilaçeve për t‘i ulur duhet të ketë masë. Ideja që me një pilulë të vetme mund të zgjidhet gjithçka, nuk është e arsyeshme. Kjo mënyrë mund të ndihmojë vetëm disa pacientë, për të cilët raporti mes presionit të gjakut dhe kolesterolit është vërtet problematik. Superpilula mund të jetë e preferuar.