Yoko Ono: Unë dhe John, 40 vjet më parë në shtrat kundër luftës
Vetëm dhoma e një hoteli ka një rol të rëndësishëm në historinë e rokut. Është suita 1742 e hotelit "Fairmont Queen Elizabeth" në Montreal, ku në 1969-ën John Lennon dhe Yoko Ono regjistruan këngën "Give Peace a Chance".
John dhe Yoko ishin martuar në Gjibraltar, më 20 mars të vitit 1969 dhe kishin vendosur që muajin e tyre të mjaltit ta përdornin për të nxitur paqen nëpër botë. Por si? Me një shtrat, ose më saktë duke qëndruar brenda një shtrati për një javë e duke folur për paqen. Ditën e parë e kaluan në Amsterdam, në dhomën 702 të hotelit "Hilton". Më pas menduan të shkonin në Nju Jork, por John nuk u lejua të hynte në këtë vend, për shkak të një dënimi për mbajtje marijuane. Atëherë çifti u drejtua për në Bahamas, por pas një nate, plani ndryshoi dhe ata u rikthyen në Montreal. Pjesë e kësaj iniciative u bënë edhe Timothy Leary, Petula Clark, e madje edhe Al Capp, disenjatori i "Lil‘Abner", që u grind me Lennon. Më pas, të gjithë bashkë, përveç Capp, regjistruan këngën "Give Peace a Chance". E gjithë kjo është treguar në një ekspozitë që u inaugurua dje në Montreal, të cilën e prezantoi Yoko Ono. Ekspozita titullohet "Imagine Peace" dhe do të qëndrojë e hapur deri në muajin korrik në "Museum Of Fine Arts". Janë rreth 140 vepra, fotografi të papublikuara, video, kujtime dhe punë të Yoko Ono-s: janë pikturat e Lennon dhe teksti origjinal i këngës "Imagine" i shkruar me dorë; gjithashtu fleta e këngës "Give Peace a Chance", e shkruar me dorë dhe kitara me të cilën u këndua kënga. Po ashtu është edhe pianoja ku Lennon luajti dhe shkroi këngën "Imagine".
"Nuk besoj se mesazhi i John është vjetruar ndonjëherë. Nuk është një ekspozitë e bërë me nostalgji. Mendoj se mesazhi i paqes që John kërkonte të jepte dikur, është ende aktual". Yoko Ono, sot 76 vjeçe, e ka hapur kështu ekspozitën që u inaugurua dje në Montreal me rastin e 40-vjetorit të "Bed-in", protestës së famshme paqësore, të cilën Lennon e bëri në 1969-ën kundër luftës në Vietnam. "Nuk jemi këtu për të festuar diçka që ka ndodhur, por për të vazhduar përhapjen e të njëjtit mesazh, sepse është ende koha për t‘u vënë në lëvizje dhe ajo që duhet të bëjmë është të përhapim paqen nëpër botë. Ka shumë mënyra për ta bërë. Çdonjëri prej nesh mund të kontribuojë në këtë mision me qëllim që bota të ketë më shumë paqe. Imagjinoni sikur të krijoni realitetin dhe kur e bëni vazhdimisht krijoni edhe paqen. Nëse të gjithë do ta bënim çdo ditë këtë, atëherë bota do të ishte vërtet më paqësore".
Fillimisht duhet ta bëjnë të gjithë liderit politikë...
Jo, politika më intereson në mënyrë relative, sepse politikanët janë reflektimi i asaj që bëjmë ne. Unë besoj te këto lloj lëvizjesh. Ne jemi të parët që duhet të besojmë se mund të ndryshojmë dhe të krijojmë paqen. Të imagjinosh është diçka medituese. Kur imagjinon paqen, nuk mund të vrasësh askënd dhe duke e imagjinuar atë, ti bëhesh një njeri paqësor. Më shumë se 90 për qind e njerëzve në botë dëshirojnë paqe. Pse duhet të përshtatemi me 10 për qindëshin tjetër? Njerëzit kanë më shumë fuqi nga ç‘mund të besojnë. Pjesa më e madhe e trupit tonë përbëhet nga uji, ne jemi ujëra. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë kjo ndodh sepse uji ynë nuk është i pastër. Secili prej nesh mund ta pastrojë hapësirën e tij, vetveten, ujin e tij dhe si pasojë kjo do të sillte ujë të pastër, ide të qarta e një botë të kulluar. Është shumë e thjeshtë, mjafton që të gjithë të fillojmë të mendojmë në mënyrë paqësore.
Mesazhi i John është ende i drejtpërdrejtë për brezat më të rinj?
Po. Atëherë protestën e bëmë në shtrat, sepse ishte një mënyrë revolucionare për ta dërguar mesazhin deri te të rinjtë. Ishte një mënyrë për të thënë se të gjithë mund t‘ia dilnim, një minierë paqësore për të treguar paqen. Mendoj se këtë mund ta bëjnë edhe të rinjtë e sotëm.
Ǒkujtime keni nga ajo javë në Montreal, 40 vite më parë?
Kujtime shumë të bukura dhe shumë intime. Ishte muaji ynë i mjaltit. Nuk kishte shumë që ishim martuar. Më kujtohet, për shembull, se ishte një hënë e mrekullueshme dhe kur të gjithë largoheshin, unë dhe John rrinim zgjuar gjatë, duke shikuar qiellin.
Por ishte edhe një manifestim politik, një deklaratë e fortë kundër luftës...
Po, natyrisht. Por për ne ishte i rëndësishëm edhe veprimi artistik; ishte e rëndësishme mënyra se si e jepnim mesazhin, mënyra më paqësore që ekzistonte, duke qëndruar në shtrat e duke nxjerrë në pah vetëm dashurinë. Atë periudhë edhe koha ishte e mrekullueshme.
Në Montreal, në dhomën e "Mbretëreshës Elisabeta", regjistruat këngën "Give Peace a Change"...
Ishte fantastike, nuk patëm asnjë problem. Më kujtohen fansat që kishin rrethuar hotelin, dhoma që ishte mbushur plot dhe personeli që u soll jashtëzakonisht mirë. Ishte një moment i veçantë i historisë. Ne kemi qenë me shumë fat, bënim diçka me dashuri dhe ishim të rrethuar nga dashuria. Ishte një shkëmbim dashurie me njerëzit që na ndodheshin aty pranë dhe kudo që ndodheshin nëpër botë.
Ato ditë u bënë shumë të rëndësishme për ju dhe Lennon...
Mund të them se emocionet që kemi marrë gjatë asaj jave ndikuan në rilindjen tonë. Për mua, Montreali u bë një vend i rëndësishëm. Madje u bë shumë i rëndësishëm edhe për jetët tona. E di se John është i kënaqur që është këtu me mua.
Imagjinoni paqen
Mesazhi i John nuk do të vjetrohet kurrë. Më shumë se 90 për qind e njerëzve në botë dëshirojnë paqe. Pse duhet të përshtatemi me 10 për qindëshin tjetër?
Dita e parë "Bed-in"
U zhvillua në një hotel të Amsterdamit: John dhe Yoko qëndruan në shtrat nga 25, deri më 31 mars të vitit 1969
Në shtrat, në Montreal
SHBA-ja nuk e përkrahu protestën paqësore "Bed-in", kështu që çifti u kthye në Montreal
Kënga "Give Peace a Change"
Më 1 korrik të vitit 1969, John dhe Yoko regjistruan këngën "Give Peace a Change"