Lind vajzën 3 kg, i heqin nga barku tumorin gjigand 15 kg
Dukej si nje shtatzeni normale, por kur lindi, pervec nje vajze te bukur 3 kilogrameshe, mjeket zbuluan nje mase gjigande tumorale, se paku 15 kg ne brendesi te gruas se re, 25 vjecare.
Lajmi eshte publikuar ne ‘La Prensa’, e cila ben me dije se nderhyrja per heqjen e tumorit zgjati per tre ore.
Ngjarja ndodhi ne spitalin publik ne La Paz dhe per fat te mire si nena e re, ashtu edhe foshnja gezojne shendet te plote.
Sipas mjekeve, “gruaja e ka pasur ne trup tumorin qe ne moshen 10 vjecare, i cili eshte rritur me kohe, por nuk i ka shkaktuar probleme te renda”.