Deri në zgjedhje, Grainca me kompetenca edhe të kryetarit

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Besim Zymberit, në cilësinë ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Komunës, ka emëruar të premten Mustafë Graincën, ndihmës të ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Komunës, i cili njëherësh e mban edhe pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi.
Në bazë të këtij vendimi, Grainca është i autorizuar që të veprojë në të gjitha çështjet që janë në kompetencën e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Komunës.
Ky vendim është marr me qëllim që të përplotësohet boshllëku juridik i krijuar në mungesën e Kryetarit të Komunës dhe me qëllim të rritjes së efikasitet të punëve në Komunë. /Kosovapress/