E Diel, 1 Nëntor 2026

Javën e ardhshme, bisedohet për fizibilitetin dhe perspektivën evropiane

Ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, ka takuar në Bruksel drejtorin e përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Stefano Sanino.

Ministri Beqaj, ka thënë se ka marrë mbështetje për çështjen e integrimet evropiane, ndërsa bën të ditur se komisionari për zgjerim Stefan Fule do të vizitojë javën e ardhme Kosovën.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar me zyrtarë të lartë për çështje ekonomike dhe energjetike.

Ai ka takuar drejtorin e përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Stefano Sanino ndërsa një ditë më herët Komisionarin për Energji i Komisionit Evropian Gunther Oettinger.

Beqaj ka thënë për Radio Kosovën se ua ka bërë të qartë zyrtarëve të lartë evropian pozicionin e Kosovës e cila do të jetë kontribues në procesin stabilitetit rajonal.

Beqaj bëri të ditur gjithashtu se Komisionari për zgjerim, Stefan Fule javën e ardhshme do të qëndroj në Kosovë ku do të prezantojë hapat konkret për përgatitjen e Kosovës që të inkuadrohet në mekanizmat evropian.

“Gjatë vizitës që drejtues të Komisionit Evropian do t’i bëjnë Prishtinës javën e ardhshme, do të bisedohet për studimin e fizibilitetit dhe hapjen e perspektives evropiane”, theksoi Beqaj.(RTK)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›