Lind zogu me 4 këmbë
FUSHE-KRUJE - Një zog pule me katër këmbë ka lindur në fermën e Pashk Gjolekës në fshatin Derven të Fushë-Krujës.
Shpendi i çuditshëm ka lindur katër ditë më parë dhe sipas pronarit të tij ka shkaktuar habinë e të gjithëve. Nga katër këmbë, zogut i funksionojnë vetëm dy këmbët e parme, ndërsa dy të tjerat të cilat janë të tepërta në trupin e shpendit nuk janë funksionale. Ky rast është i pari i këtij lloji në fshatin Derven, ndërsa banorët nuk dinë të shpjegojnë arsyen e këtij mutacioni. r.n.