E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e vogël, korsi më vete për biçikletat

Përfundojnë punimet në segmentin e parë të “Unazës së vogël” të kryeqytetit. Bëhet fjalë për aksin rrugor pranë Bankës së Shqipërisë. 

 Ky aks do të ketë një korsi vetëm për autobusët, biçikletat dhe emergjencat. I pranishëm gjatë përfundimit të punës në segmentin e parë, kryebashkiaku Edi Rama shtroi domosdoshmërinë për të vlerësuar korsitë e transportit publik dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të kenë një alternativë të qëndrueshme dhe të besueshme tek transporti publik. Kjo në një kohë kur jo pak prej rrugëve të Tiranës më shumë janë ngushtuar se janë përmirësuar pas rikonstruksionit. Sipas Ramës, ideja është që në të gjithë Unazën e Vogël të ketë një korsi vetëm për autobusin, për biçikletat, për taksitë dhe ambulancat. “Kjo është një korsi që qytetarët do ta shikojnë çdo vit e më të pranishme në rrugët e kryeqytetit dhe kështu Tirana inkuadrohet në një politikë evropiane të kufizimit të trafikut për makinat dhe të hapjes së trafikut për transportin publik, nëpërmjet mjeteve të këtij transporti”, tha Rama. Sipas tij, kjo korsi është vënë dhe tani funksionim tek rruga e Laprakës deri tek Zogu i Zi”. Këtë korsi duam ta fusim dhe në Unazën e Tiranës”, (unaza ekzistuese) u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›