Mjekët e ORL: Të ribëhet autopsia për 17-vjeçaren
Mjekët e shërbimit të ORL në spitalin “Nënë Tereza”, kërkojnë ribërjen e ekspertizës për vdekjen e 17-vjeçares që u operua nga bajamet.
Ata kanë dalë në mbrojtje të kolegut të tyre dhe i kanë cilësuar rezultatet e autopsisë si jo specifike. Për bluzat e bardha të ORL Xhevahir Hoxhallari nuk është përgjegjës për vdekjen e Matilda Petritit. “Mendojmë që vdekja e pacientes së operuar nga bajamet nuk ka ardhur nga hemorragjia në vendin ku është kryer ndërhyrja. Nuk kemi bindjen mjekësore klinike, anatomopatologjike, që ky operacion u bë shkak i vdekjes”, u shpreh Adnan Këlliçi mjek i vjetër kirurg në ORL. Sipas tij, pacientja në bazë të kartelës klinike, pa marrë parasysh Mjekësinë Ligjore, është ndjekur në mënyrën e duhur edhe kur nuk ka pasur hemorragji. Ai tha se shkakun e vdekjes së vajzës, e përcakton vetëm autopsia specialistike”. Duhet të ribëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe ne kërkojmë të jemi të pranishëm, pasi kemi 30 vite punë dhe nuk jemi përballur me një rast të tillë. Duam të jemi pjesë e autopsisë, për të ditur me ekzaktësi shkakun e vdekjes, pasi shoku hemorragjik nuk është një përcaktim specifik”, tha në emër të kolegëve mjeku Adnan Këlliçi. Ata ofruan literaturë, ku njihen raste të tilla deri në 26 ditë pas operacionit. Sipas të dhënave, rezulton se 1 në 20 mijë persona humbin jetën për shkak të një ndërhyrjeje në bajame, pasi kanë probleme në ndërtimin anatomik të enëve të gjakut. Ndërkaq, drejtuesit e Mjekësisë Ligjore pohuan se, tashmë nuk ka vend për riekspertizë, por u takon organeve të hetimit të marrin vendimet për përgjegjësinë e mjekëve.
Reanimacioni pa aparatura
Mjekët e ORL pohuan dje se në spitalin francez nuk ka reanimacion. “Kemi vetëm një sallë zgjimi pa aspiratorë e respiratorët e nevojshëm, por ky është një problem tjetër. Jemi ankuar në drejtorinë e QSU që kur u rikonstruktua spitali e nuk është bërë asgjë”, thanë mjekët. Sipas tyre mungesa e reanimacionit mund të ketë ndikuar në vdekjen e menjëhershme të 17-vjeçares, por kjo nuk është përgjegjësia e mjekëve, pasi nga ana profesionale ata bënë të pamundurën.