E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, vritet babai i 7 fëmijëve

BERAT – Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është goditur më thikë dje në Berat. 

Sipas policisë, Gent Merdani, baba i shtatë fëmijëve, është qëlluar me armë të ftohtë pas një grindjeje me dy të rinj. Autori i vrasjes ka qenë Zenel Hoxhallari, 21 vjeç, i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ndërsa është në kërkim një 15-vjeçar i akuzuar për bashkëpunim në krim. Ngjarja ku ka humbur jetën Merdani ka ndodhur rreth orë 13:30 pranë shtëpisë së tij, në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit. Merdani ishte takuar me dy djemtë në një prej lokaleve të lagjes për të sqaruar ankesat e njëpasnjëshme nga vajza e tij 15-vjeçare, se Hoxhallari e kishte ngacmuar. Pasi kanë lëvizur prenj andej, në afërsi të banesës së Merdanit debati është ndezur sërish dhe në këto momente 21-vjeçari e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë atë të vdekur në vend. Mësohet se autori kryente shërbimin ushtarak dhe dje ishte kthyer për disa ditë në shtëpi.       d.xh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›