E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Halimi: Mora pjesë në festivalin e RTSH, vetëm për të kënduar live

Këngëtarja rrëfen karrierën dhe udhën e saj drejt këngës Është cilësuar si një nga zërat brilantë, e cila tashmë po ecën e sigurt drejt rrugës së suksesit muzikor. Linda Halimi, këngëtarja nga Kosova sot është një nga emrat e suksesshëm në botën muzikore, e cila për atë që ka sjellë para publikut ka merituar dhe çmime. Në një intervistë dhënë për gazetën ajo tregon se si nisi udha e saj me këngën, emocionet që i fal ajo dhe çfarë shpreson në të ardhmen  e saj me muzikën. Fituesja e Top-Fest 6 me duart që i dridheshin ishte

 gati të përqafonte këdo që i dilte përpara natën e ndarje së çmimeve dhe nuk e kishte pritur që ajo do të fitonte Festivalin e Muzikës Moderne, duke lënë pas shumë emra të njohur të muzikës. Në vijim të kësaj interviste ajo na zbulon disa nga projektet e saj muzikore, por dhe çfarë fshihet pas vajzës me zërin brilant në skenë.-Linda si po i kaloni këto ditë janari?Si është më së miri. Kam kaluar si asnjëherë me parë pranë familjes sime të ngushte dhe jam shumë e lumtur që këtë vit u gjenda në gjirin e ngushte familjar, pasi për 3 vite me radhë unë kam qenë jashtë shtëpisë, duke e pritur natën e Vitit të Ri!!! Edhe këto ditët në vijim i kam kaluar si asnjëherë më parë!! Kam kujtime të pa harruara!!! Për këtë vit normalisht që nëse punoj shumë, besoj se do arrij suksesin që kam dashur gjithmonë të kem në karrierë e muzikë. Edhe këtë vit dua ta kem të suksesshëm, shumë dashuri, dhe lumturi edhe më shumë se çdo herë.-E ndërkohë si ka qenë viti që lamë pas për ju?Viti më i suksesshëm prej vitit të parë të jetës sime. Viti më i mbarë nga të gjitha vitet tjera.-Linda sot ju jeni bërë një nga zërat më të suksesshëm të muzikës shqiptare. Keni fituar famë në Shqipëri dhe Kosovë. Si ndiheni nga kjo?Shumë, shumë e lumtur. Kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam, dhe ky është veç fillimi, sepse unë kam ndërmend të shkoj shumë larg dhe sdo ketë asnjëherë ndonjë pike ku unë do të them mjafton me kaq. Vazhdoj të punoj me të gjitha forcat që kam dhe dua ti falënderoj shumë të gjithë ata që nuk më kanë lënë asnjëherë vetëm dhe më kanë përkrahur në çdo gjë, që unë kam bërë në karrierë. -Për të gjithë lexuesit do të ishte interesante të dinin se si nisi udha juaj me këngën?Sinqerisht ju them se ka qenë shumë e vështirë. Unë jam rritur dhe vazhdoj të jetoj në një fshat të vogël në komunë të Vitisë. Fillimisht si e vogël i kam përcjellë të gjitha klipet dhe koncertet live në MTV dhe VIVA, dhe akoma i kam me qindra video kaseta të incizuara me klipet dhe koncertet e mija të preferuara. Dhe gjithmonë i lëshoja pastaj që tua mësoja tekstet dhe meloditë përmendsh, d.m.th si 4 vjeçare kam imituar divat e muzikës dhe prindërit e mi më zbuluan. Pastaj më regjistruan pas një mundi shumë të madh në Shkollën e Muzikës në Gjilan, ku e kisha pak të vështirë udhëtimin, sepse isha e vogël dhe prindërit jo gjithmonë mund të më çonin në shkollë dhe si e vogël u mësova ti marr përgjegjësitë e mija vetë në duar. Që atëherë jam dashuruar dhe jam dhënë shumë pas muzikës, të cilën jam betuar se përderisa të kem zë unë sdo të ndalem asnjëherë. -Si e kujtoni daljen për herë të parë në skenë?Unë kam kënduar në kor të shkollës që nga klasa e parë por që dalja e parë në skenë para publikut të panjohur ka qenë në teatrin e Gjilanit, ku unë kisha vetëm 12 vjet. Patëm një koncert vjetor të shkollës dhe unë që isha për kanto, ushtruam këngën "I ëill alëays love u" me piano, dhe kam dalë me shumë frikë në skenë. Këndova këngën dhe dola nga skena duke qarë se kisha shumë emocione dhe frikë, edhe kur pashë drejtorin e shkollës që u kthye në drejtimin tim. E dija se do të më qortonte se kisha kënduar keq. Për çudi ai erdhi dhe me përgëzoi, duke më thënë se është shumë krenar për mua dhe se unë e vulosa se kjo shkollë ka talente e mbi talente! O zot ka qenë diçka shumë shumë e madhe për mua të thuheshin ato fjalë nga drejtori, duke marrë parasysh se ai ka qenë gjithnjë i rreptë, por i drejtë me të gjithë. -Sot ju jeni një këngëtare e njohur, por a merrni kritika dhe si reagoni ndaj tyre?Po marr kritika si çdo kush tjetër, por mundohem që ato kritika të më shërbejnë për të mirë ..D.m.th i marr si këshilla. Zakonisht mami është ajo që gjithmonë për detajin më të vogël me kritikon dhe asnjëherë nuk i pëlqejnë demot e mija, sepse ajo i dëgjon e para. Pasi të mbarojnë si këngë, pastaj dashurohet në to hahaha... -Fituat Top-Fest 6 me këngën Ëndërroja. Duke ditur se ky është një eveniment i madh i këngës dhe ka një konkurrencë të fortë, si u ndjetë kur morët çmimin?Si njeriu me fatlum në rruzullin tokësor. Ndjenjë që as asnjëherë se kam ditur ta shpjegoj me fjalë.-Linda për kë ëndërron......?Ëndërroj për gjëra të bukura. Ëndërroj një jetë të lumtur me të dashurit e mi gjithmonë pranë. Ëndërroj të bëj revolucion në muzikë. Ndonëse pak vështirë, por mua më pëlqejnë vështirësitë, sepse ke për çfarë mundohesh dhe ia di lezetin më shumë pastaj kur ta arrish atë gjë. -E ndërkohë që kënga juaj në festivalin Kënga Magjike Të dua vërtetë sot është bërë një hit në Shqipëri. Si erdhi kënga deri në skenën e festivalit?Në fakt "Të dua Vërtetë" nuk ka qenë në plan të jetë pjesëmarrëse e festivalit këtë vit sepse doja të bëj një pauzë të vogël nga festivalet! Diskutova me kompozitorin e këngës dhe na lindi ideja që ta çojmë tek festivali, duke marrë parasysh se në këtë festival kënga promovohet shumë me apo pa çmim. Kënga është punuar me klip në korrik, por që vendosa të mos e lançoja para festivalit dhe ta promovoj ku më mirë se në festivalin "Kënga Magjike "-Emocionet që morët në Festivalin e Këngës në RTSH?Emocione të veçanta. Arsyeja më e madhe që desha të jem në këtë festival ishte këndimi live. Desha ta dëshmoj para publikut të madh se unë mundem dhe nuk e kam problem të këndoj live kurdo që më kërkohet, dhe jam kënaqur shumë gjatë atyre ditëve. -Si e shikoni këtë festival, pasi ai sot konsiderohet si një nga më të fortët sa i takon konkurrimit dhe këngëtarët interpretojnë live?Festivali, ndonëse hera e parë që mora pjesë, më ka pëlqyer shumë, sepse gjithçka ishte profesionale. Dhe normalisht që nëse je këngëtar duhet të dish të interpretosh live. Dhe aty u panë talentet. -Në tekstet tuaja ju i këndoni dashurisë.....?Mendoj se e njoh mirë. Jam e dashuruar me gjithçka përreth meje. Më së shumti me të fejuarin prej 2 vjetësh. Është njeriu më i dashur dhe më i kuptueshëm në këtë botë! Ai meriton gjërat më të mira që ekzistojnë. Më do shumë dhe unë jam e marrosur pas tij. -Larg këngës, si e shpenzoni kohën tuaj?E shpenzoj me familjen, me të dashurin, në facebook që është mani e të gjithëve tani. Lexoj dhe momentalisht jam duke lexuar " Dy jetë" të Danielle Steel, e cila është shkrimtarja ime e preferuar -A keni pasur ndonjëherë zhgënjime gjatë karrierës suaj?Zhgënjime të mëdha nuk kam pasur asnjëherë, por normalisht që si në çdo drejtim tjetër edhe në muzikë ka batica zbatica. Por më së miri është kur edhe nëse rrëzohesh, ti ngrihesh prapë dhe sdo tia dish....Vetëm këta njerëz unë i quaj heronj të gjallë. -Si e keni parë deri tani udhën me këngën, çfarë ju ka falur ajo?Kënga më ka falur jetë. Ndjenjat dhe emocionet më të mëdha i kam kur jam në skenë. Në hapësirën që për ato 3-4 minuta në këngë më përket e gjitha mua, skena për mua është vendi ku marr frymë më lirshëm dhe ku falë publikut unë ndjehem shumë e madhe dhe e pushtetshme.-Jeni prekur nga pirateria në muzikë, sa ju ka dëmtuar ajo?Edhe unë si gjithë këngëtarët e tjerë jam pak a shumë e dëmtuar nga kjo gjë, sepse këngët bëhen hit, por që në vend se të fitojmë nga ajo ne shpenzojmë për atë. Dhe sidomos tek ne nga muzika nuk jetohet po nuk pate punë tjetër. Por unë muzikën e bëj sepse e dua dhe jo sepse mendoj të fitoj shumë nga ajo, por fatit nuk i dihet. -Sipas jush, çfarë duhet bërë që gjërat të ndryshojnë?Së pari unë do të kisha ndaluar rreptësishtë lançimin e këngëve në internet pa pagesë. Dhe mendoj se të gjithë ne këngëtarët do ta kishim me të lehtë për të mbijetuar nga ky profesion. -Gjatë këtij viti do të kemi ndonjë album nga ju?Këtë e kam akoma një ëndërr në sirtar dhe besoj se së shpejti do të më realizohet, por nuk kam ndonjë datë të caktuar, sepse as vetë nuk e di se si

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›