Bizneset: Qeveria na ka dyfishuar taksat
Pas uljes së pragut të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 8 në 5 milionë lekë xhiro vjetore, bizneset shprehen se kjo është goditja e dytë brenda pak kohësh. Sipas tyre pa asnjë debat dhe konsultim publik me grupet e interesit, ndryshon ligjin për të ardhurat duke i dyfishuar barrën fiskale te bizneseve te vogla person fizik pasi këtë vit do të paguajnë jo vetëm për tatim fitimin, por tashmë edhe për tatimin mbi të ardhurat.Sipas ligjit aktual një biznes i vogël, person fizik
taksohet 10 për qind të fitimit vjetor që ai realizon. Por me ndryshimet e reja qeveria e detyron këtë biznes, që nëse është person fizik të deklarojë para datës 31 korrik të vitit pasardhës se çfarë do të bëjë me pjesën mbetur të fitimin pas taksës 10 për qind. Në rast se sipërmarrësi nuk e rinveston fitimin në biznes, por e mban atë për të mbuluar shpenzimet familjare dhe vetjake apo arsye të tjera, atëherë do të detyrohet të paguajë edhe 10 për qind edhe mbi këtë pjesë si tatim. Konkretisht nëse një biznes ka realizuar 1 milionë lekë fitim për vitin 2009, taksa qe ai paguan me ligjin aktual është 100 mijë lekë. Pas taksës fitimi neto i këtij biznesi mbetet 900 mijë lekë. Por me ndryshimet e reja ky biznes nëse nuk e rinvestohen shumën mbetur prej 900 mijë lekësh është i detyruar që të paguajë edhe 10 periudha të tjera mbi vlerën 900 mijë lekë. Dhe në total tatimi i një biznesi me fitim 1 milionë lekë nga 100 mijë lekë taksa që paguan aktualisht me ndryshimet e reja do të paguajë 190 mijë lekë ose gati dy herë më shumë.