Komentet e Almës për banorët
Me të dalë, Alma ka filluar që të japë komentet e para për banorët në shtëpi. Alma, e cila qëndroi rreth 12 javë në shtëpi dhe ishte konsideruar si njëra prej favoritëve në BBA 4, doli të shtunën e kaluar nga shtëpia.
Asaj i ishte rezervuar një befasi e këndshme, ku kishte ardhur babi për ta pritur, ndërkaq, edhe pse ishte konsideruar favorite, Alma kishte dalë papritur në shtëpi.
Edhe këtë javë, anketat nëpër ueb-faqe nuk kanë qenë shumë interesante, sepse ishin telefonatat ato që befasisht larguan Almën, edhe pse në anketat e internetit printe Ogreni. Më poshtë po sjellim komentet e Almës për gjashtë banorët e mbetur:
Ermela – Një shkrepsë, që ndez edhe në ujë.
Ergysi- Gjenerali i ushtrisë fantazmë.
Mirjeta- Një kaktus pa rrënjë që rritet dhe nuk e di pse rritet.
Marieli- Gjiganti me zemër të madhe, ku ka vend edhe për ata qe nuk e meritojnë.
Ogreni- Ky djalë është aq lart, sa unë hoqa dorë nga ëndrra për të fluturuar, nga bezdia mos e takoj.
Neda- Alpiniste që kacavirret pa rripin e sigurimit, për të arritur Ogren (Brad) Pittin.