E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindegaard, një muaj jashtë fushës

Portieri i Manchester Unitedit Anders Lindegaard do të qëndrojë për një muaj jashtë fushës pas një lëndimi në nyje.

Sir Alex Ferguson konfirmoi se danezi ka dëmtuar ligamentet dhe do të mungojë “së paku katër javë, ndoshta pesë ose gjashtë”. Lëndimi i Lindegaardit nënkupton se David de Gea sërish do të jetë titullar për Unitedin duke filluar nga ndeshja me Chelsean në Stamford Bridge të dielën.

Lindegaard bëri tetë paraqitje në ligë këtë sezon dhe ishte titullar para spanjollit në ndeshjet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›