E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurti, vendimtar në garë për titull

Mesfushori i Manchester Unitedit Ryan Giggs beson se muaji shkurt do të jetë vendimtar në garë për titull në Premierligë.

United viziton Chelsean të dielën e më pas do të përballet me Liverpoolin dhe Tottenhamin. Veterani Giggs thotë se ky muaj do të jetë vendimtar në duelin e tyre të drejtpërdrejtë me rivalin e qytetit Manchester City për titullin e kampionit.

“Jemi në formë të mirë. Por, na presin një seri e ndeshjeve të vështira gjatë këtij muaji. Shkurti mund të jetë vendimtar në garë për titull. E dimë se çka na pret dhe jemi të gatshëm për të luajtur sa më mirë”, deklaroi Giggs për Inside United. Pas 23 xhirosh, City është lider me pikë të barabarta me Unitedin, nga 54.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›