E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindin, nenat ngaterrojne bebet e tyre

PRAGE - Dy foshnja nga Cekia, rastesisht jane nderruar ne spital pas lindjes dhe dje pas nje viti, jane kthyer te prinderit e tyre biologjike. Prinderit kane vendosur t'i nderrojne vajzat, pasi kane bere testet e ADN-se, te cilat kane treguar se ata qe po mbanin ne shtepi nuk ishin femijet e tyre. Ne spital ku kane lindur vajzat, dy infermiere jane pushuar nga puna, ndersa pese anetare te tjere te personelit jane nen procedure disiplinore. Vajzat Nikolla dhe Veronika kane lindur ne Trebic, rreth 160 kilometra ne jugperendim te Prages, me 9 dhjetor te vitit te kaluar. Gabimi i te punesuarve ne maternitet nuk ka dale ne pah deri nente muaj me vone, kur njeri nga prinderit - i cili ka floke te zeza dhe sy te zinj, ka dyshuar se vajza e tij me floke bionde dhe sy te kaltra nuk i ngjan atij. Me testet e ADN-se eshte konfirmuar se vajza nuk eshte as e atij e as e bashkeshortes se tij. Me vone, pasi jane gjetur dy ciftet e prinderve kane rene dakord per shkembim, se ciles i ka paraprire nje proces i takimeve me punonjes sociale dhe psikologe dhe vizita gjithnje e me te shpeshta te njeri-tjetri. Sipas planit, ata eshte dashur t'i shkembejne femijet per Vit te Ri, por eshte vendosur qe kjo te ndodhe me shpejt, per shkak te reagimit te femijeve. Te dielen femijet do ta festojne ditelindjen e pare me prinderit e tyre biologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›